Secondary Adv

Godine banimi dhe sherbimesh me 8,9,10 mbi toke dhe 2 kate nen toke ne rrugen Sokrat Miho | Jolla.AL | 2019

Dergoji email
kompanise

Jolla.AL | Godine banimi dhe sherbimesh me 8,9,10 mbi toke dhe 2 kate nen toke ne rrugen Sokrat Miho

 
Jolla AL shpk - Godine banimi dhe sherbimesh ne rrugen Sokrat Miho, Bulevardi Kashar, Apartamente ne shitje
Jolla AL shpk - Godine banimi dhe sherbimesh ne rrugen Sokrat Miho, Bulevardi Kashar, Apartamente ne shitje
Jolla AL shpk - Godine banimi dhe sherbimesh ne rrugen Sokrat Miho, Bulevardi Kashar, Apartamente ne shitje
 

Qëllimi i ketij projekti është ndërtimi i një objekti me 8, 9 dhe 10 kate mbi tokë i cili është parashikuar se do të përmbajë apartamente banimi dhe ambjente shërbimesh. Dy katet nëndhe u dedikohen parkimit dhe ambjenteve teknike. Zona ekzistuese ne te ciles do te ndertohet godina e banimit, ndodhet në Kashar, ne afersi te Tiranes.

 

Projekti ndodhet ne brendesi te fashes se pare te objekteve buze rruges kryesore. Sipas kërkesës së palës së investitorëve, objekti do të ketë përveç lartësisë deri në 10 kate mbi tokë edhe 2 kate parking nëntokë. Ambjentet tregëtare të shërbimit do të jenë në katin përdhe, ndërsa katet e sipërme janë të destinuara për banim.

 

Objekti i ri do të ndërtohet paralel me rrugën kryesore dhe është i aksesueshëm nga anët e rrugës kryesore dhe nga ana e pasme e objektit. Volumet janë trajtuar ne fasadë veshje dekorative imitim druri dhe me ngjyra të ndryshme për të diferencuar më shumë ndërmjet ndërthurjes mes tyre.

 

Kati perdhe do të jete i destinuar për dyqane buzë rrugës. Nga ana verilindore dhe jugperendimore e objektit do të jenë hyrjet për në banesa dhe po nga perëndimi hyrja për në parking. Në katet e sipërme do të jenë katet me apartamente ku në secilin kat do të kemi një ndarje në numër të caktuar apartamentesh. Ndarjet e brendëshme janë bërë sipas një llogjike bashkëkohore me një organizim të qartë midis zonave të natës dhe atyre të ditës.

Me shume projekte ne Shqiperi